Category Archives: Lajmërime

Kupa ORSA

Ftojme te gjithe femijet qe duan te zbavisin trurin me lojen e Shahut ne ambjentet e Shoqates nje here ne jave cdo te shtune  nga ora 11:00-12:30 

3in1

posteri

 

->

Dita e Kozmonautikes

12 Prilli njihet si “Dita e Kozmonautikes” pasi ne 12 Prill 1961 kozmonauti rus 27 vjecar Juri Gagarin ndermori udhetimin e pare ne hapesire. Ai udhetoi rreth Tokes per 1 ore e 48 minuta me anijen Vostok 1.

1428778935_3
Ne daten 10 Prill do te realizohet nje konkurs me vizatime te realizuara nga femijet me teme “Kozmosin”. Afati i dorezimit eshte deri ne date 6 Prill ku do te perzgjidhen punimet me te mira qe do te marrin pjese ne konkurs.

RIA-133043-Preview kosmos

->

NJOFTIM PËR SHFAQJEN E FILMAVE RUSË NË TIRANË

NJOFTIM PËR SHFAQJEN E FILMAVE RUSË NË TIRANË

 

Më datat 13, 15, 16, 17 dhe 20 mars 2017 në orën 18:00Ambasada e Rusisë në Shqipëri organizon shfaqjen e filmave rusë në ambjentin e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë.

Për shikuesit shqiptarë do të shfaqen filmat si më poshtë:

 

Më 13 mars (te hënën) – “12 karriget”

Më 15 mars (të mërkurën) – “Portat e Pokrovskit”

Më 16 mars (të enjten) – “Rrëmbim në stilin Kaukazian”

Më 17 mars (të premten) – “Ivan Vasiljeviҁ ndërron punë”

Më 20 mars (të hënën) – “Operacioni “Y” dhe aventura të tjera të Shurikut”

 

Hyrja është e lirë. Jeni të gjithë të mirëpritur!

->

Aksidenti Ajror

Një tjetër ngjarje tragjike ka goditur Rusinë. Një avion TU-154 i Ministrisë së Mbrojtjes ruse është rrëzuar në Detin e Zi rreth 1.5 km larg bregdetit, disa minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Soçit në fluturim drejt Sirisë.

Në bord ndodheshin 92 persona, përfshirë këtu 8 anëtarët e ekuipazhit, 9 gazetarë, disa nëpunës civilë dhe 68 artisët e Ansamblit të famshëm të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë Ruse “Aleksandrov”, të cilët po udhëtonin drejt Latakias për të dhënë një koncert festiv në bazën “Khmeimim” të Forcave Ajroro-Kozmike të Rusisë.

Sipas vendimit të Presidentit, 26 dhjetori, është shpallur ditë zie kombëtare në Rusi.

I shprehim mirënjohjen të gjithë miqve dhe kolegëve shqiptarë që ndodhen pranë nesh në këtë periudhë jo të lehtë. Sot, Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin ishte i ftuar në meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku ngushëllimet e tyre i kanë shprehur Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete të kulturës dhe artit, dhe shumë të tjerë. Edhe një herë faleminderit për mbështetjen. Zoti u dhëntë forcë familjeve të viktimave për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Lutjet tona sot janë me ata, që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë katastrofë.

http://www.mk.ru/incident/2016/12/25/samolet-stanovitsya-nevidimym-kak-na-razbivshemsya-tu154-letali-v-siriyu.html

->

Lajmërim!

Te dashur miq!
Lidhur me ngjarjen tragjike – vrasjen e Ambasadorit rus ne Turqi z. Andrej Karlov; te gjitha aktivitetet festive me datat 21.12.16(teatri Eksperimental) dhe 23.12.16 (Qendra kulturore prane Katedrales Orthodhokse) u anuluan.
->

Mesimet e Shahut

Prinder!

Jeni te interesuar te zhvilloni; zbavisni trurin e femijes tuaj?

Shoqata ORSA ofron mesimet e shahut cdo te Shtune nga ora 12:00 – 13:00

per femijet e moshave 7 – 16 vjec  PA PAGESE.

Mesimet realizohen nga mjeshtri Ilir Seitaj.

Perfitoni te rregjistroheni :

e-mail : orsa2006@mail.ru

tel : 0682074045

ppt23 ksh4 ksh3 ksh2

->

Дайджест октябрь 2016

Дайджест октябрь 2016-01 Дайджест октябрь 2016-02 Дайджест октябрь 2016-03 Дайджест октябрь 2016-04 Дайджест октябрь 2016-05 Дайджест октябрь 2016-06 Дайджест октябрь 2016-07 Дайджест октябрь 2016-08 Дайджест октябрь 2016-09 Дайджест октябрь 2016-10

->

Konferenca e Pervitshme Ekonomike

Shoqata ORSA perfaqesohet nga zv.kryetarja Diana Mitrushi në Moske, ku u mbajt konferenca e pervitshme Ekonomike me perfaqesues nga e gjithe bota.

image-0-02-05-9410ae813e75eab2341ffe073115e13a6d62c5fd49fa3c3ab3f6059081b5281a-V

image-0-02-05-4ef52224f407812f856ff98e6f923accba33ba7e114144480995e1f061707a50-V

 

 

->

Leter Falenderimi

Leter falenderimi nga Ministri i Jashtem i Federates Ruse Z.Llovrov per bashkeatdhetaret qe votuan jashte vendit .

leter falenderimi

->

Mbremja letrare “Pushkini flet shqip”

Të nderuar dashamirës të librit!

Ambasada e Rusisë bashkë me Ministria e Kulturës ka kënaqesinë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare “Pushkini flet shqip”, të martën, më 18 tetor, në orën 18:30 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Еjani dhe kënaquni me poezitë e zgjedhura të njërit nga poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenjë rusë Aleksandër Pushkin. Recitojnë: nxënesit e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe studentët e fakultetit të gjuhëve të huaja të UT-së.

Hyrja është e lirë dhe falas. Ju mirëpresim!

#TakohemiPerNjeLiber
#Ejadheti

pushkini

->