Monthly Archives: December 2016

Aksidenti Ajror

Një tjetër ngjarje tragjike ka goditur Rusinë. Një avion TU-154 i Ministrisë së Mbrojtjes ruse është rrëzuar në Detin e Zi rreth 1.5 km larg bregdetit, disa minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Soçit në fluturim drejt Sirisë.

Në bord ndodheshin 92 persona, përfshirë këtu 8 anëtarët e ekuipazhit, 9 gazetarë, disa nëpunës civilë dhe 68 artisët e Ansamblit të famshëm të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë Ruse “Aleksandrov”, të cilët po udhëtonin drejt Latakias për të dhënë një koncert festiv në bazën “Khmeimim” të Forcave Ajroro-Kozmike të Rusisë.

Sipas vendimit të Presidentit, 26 dhjetori, është shpallur ditë zie kombëtare në Rusi.

I shprehim mirënjohjen të gjithë miqve dhe kolegëve shqiptarë që ndodhen pranë nesh në këtë periudhë jo të lehtë. Sot, Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin ishte i ftuar në meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku ngushëllimet e tyre i kanë shprehur Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete të kulturës dhe artit, dhe shumë të tjerë. Edhe një herë faleminderit për mbështetjen. Zoti u dhëntë forcë familjeve të viktimave për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Lutjet tona sot janë me ata, që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë katastrofë.

http://www.mk.ru/incident/2016/12/25/samolet-stanovitsya-nevidimym-kak-na-razbivshemsya-tu154-letali-v-siriyu.html

->

Lajmërim!

Te dashur miq!
Lidhur me ngjarjen tragjike – vrasjen e Ambasadorit rus ne Turqi z. Andrej Karlov; te gjitha aktivitetet festive me datat 21.12.16(teatri Eksperimental) dhe 23.12.16 (Qendra kulturore prane Katedrales Orthodhokse) u anuluan.
->