Kurse Shahu
Prinder!
Jeni te interesuar te zhvilloni; zbavisni trurin e femijes tuaj?
Shoqata ORSA ofron mesimet e shahut cdo te Shtune nga ora 12:00 – 13:00
per femijet e moshave 7 – 16 vjec PA PAGESE.
Mesimet realizohen nga mjeshtri Ilir Seitaj.
Perfitoni te rregjistroheni :
e-mail : orsa2006@mail.ru
tel : 0682074045
Me rastin e Festes se Rusise u organizua evenimenti tradicional Kupa “ORSA” Me shume Informacion…
Njoftojme anetaret e shoqates Orsa dhe Bota Ruse dhe gjithe te interesuarit e shahut se kurse shahu vazhdojne cdo te marte dhe te premte ora 17:00 per muajin qershor. Mesimet behen me mjeshtrin e merituar nderkomberar Ilir Seitaj. Mbyllja e sezonit do te finalizohet me nje simultane, 25 qershor me mbeshttjen e Ambasades se Federates Ruse ne Shqiperi .
Ju mirpresim ne ambjentet e shoqates Orsa.
Takimet e shahut
Takimi i zhvilluar ne Durres ne ambientet e resortit Tropikal.
Takimi miqesor i zhvilluar ne Sarande dhe nje foto e ekipit te shahut te shoqats ORSA gjate kthimit
Pamje nga nje simultante e Ekipit te shahut
Kurse Shahu
Loja e shahut klasifikohet në lojërat në tabelë, dhe në Evropë është e njohur me këtë emër. Në Azi luhen lojëra të ngjashme me të, si lojëratxiangqi, shogi dhe makruk. Shahu luhet për argëtim dhe si garë sportive në federata të ndryshme të shahut anë e mbanë botës. Në kohën e internetit mbahen edhe turne virtuale, lojërat e të cilave luhen me E-mail ose ndonjë metodë tjetër që ofron teknologjia e internetit. Loja e shahut është po ashtu e njohur për probleme që ofrohen për zgjedhje nga të interesuarit. Për këtë temë janë shkruar shumë libra të cilët mundohen të japin zgjedhje për situata të ndryshme.
Loja e shahut është një ndër lojërat logjike më komplekse. Mundësia teorike e pozicionimeve llogaritet të jetë rreth 21043 (9.42313), ndërsa mundësia e lëvizjeve llogaritet të jetë një shumëfish i kësaj apo sa përafërsisht numri atomeve në gjithësi.
Shahu, strategjia luftarake
Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaftë e sigurtë që erdhi nga lindja, dhe perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).
Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.
Fusha e kuadratëve (shahu) perfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës ose dualiteti jin-jang (femër-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorë, 64 duke qënë numëri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik. Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet perfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjëndjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një process të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjave trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: iI qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.
Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndëshme të njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.
Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi. Ajo është arsyeja pse është më e lehtë te mësosh logjikën dhe praktikën e lojës direkt në fushën e lojës sesa në një “libër manual strategjie”.
Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë tek universiteti Hambold, “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vet-kontrolli, kontrolli i mëndjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës. Nje lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe, në të njëjtën kohë, intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend ne këtë lloj dueli mendor që është loja e Shahut.