Category Archives: Takime

Kupa ORSA 2018

“Bota e Shahut” Muzike dhe zbavitje e trurit, bote e vecante, arkitekture e vete jetes. Ky eshte shahu.

->

Форум соотечественников в Москве 5 марта 2018

->

Takimet e shahut

Takimet e shahut

Takimi i zhvilluar ne Durres ne ambientet e resortit Tropikal.

Takimet e shahut Takimet e shahut

Takimi miqesor i zhvilluar ne Sarande dhe nje foto e ekipit te shahut te shoqats ORSA gjate kthimit

Takimet e shahut Takimet e shahut

Pamje nga nje simultante e Ekipit te shahut

Takimet e shahut Takimet e shahut

->

Pishat e buta te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX

Pishat e buta te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX

Pishat e buta nga anet tona te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX u rimbollen 1998 passi ne 1971 u thane dhe mungonin Ne Jasna Polana .Ne foto me Konsullin e asaj kohe ne Moske Z.Jorgo Bllaca, Sternipin e Tolstoit, Shkencetarin ,bashkatdhetarin tone ne Moske Lame Borshaj , i cili ishte inisiator i ketij dhurimi nga Axhensia Klsutravel.com per parkun e Mirenjohur te familjes se madhe te Tolstoit sot Muze , ne Jasnaja Polana

  nipi i tolstoit nganipi i tolstoit

->

Takime : Ne  18 Qershor 2016 perfundoi   FAM tour ne  Shqiperi.

Takime

Ne  18 Qershor 2016 perfundoi   FAM tour ne  Shqiperi me agjensi turistike ruse qe u organizua nga Agjensia Turistike Kombetare e Shqiperise dhe kompania lokale “KLSU Travel”.

takime
Gjate udhetimit 4-ditor pergjate shtetit ata vizituan Tiranen-Durresin-Vloren-Saranden-Gjirokastren-Beratin-Krujen, dhe u takuan me Zevendes ministrin e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregetise dhe Sipermarrjes te Shqiperise Z. Ervin Meta.

Gjate diskutimit produktiv me kompanite ata shkembyen opinione mbi metodat e aktivizimit te marrdhenieve turistike midis dy shteteve dhe rritjen e rrjedhes se turisteve nga Rusia ne Shqiperi. Ne kete takim ishte gjithashtu prezent Ambasadori Rus ne Tirane Z. Alexander Karpushin. kerkesa kryesore ishte: hapja e fluturimeve direkte Moske Tirane,organizimi i udhetimit FAM ne Shqiperi per gazetaret Rus, permiresimi i infrastuktures turistike ne Shqiperi,perfshirja e fillimit te punimeve nga hotelet shqiptare per sistemin “all inclusive”, promovimi i imashit pozitiv te Shqiperise ne tregun Rus, dhe gjithashtu perfshirjen e guidave rusisht-foles per te punuar me grupet turistike nga Rusia.
Kompania Pegas Tour falenderon palen shqiptare per organizimin e udhetimit dhe per pershtypjet e paharueshme.
Gjithe Pjesmarresit e takimit shprehen mendimin e pergjithshem se vizita e tur operatoreve nga Rusia eshte vetem hapi i pare ne rrugen e bashkepunimit te suksesshem te paleve ne perfshirjen e turisteve rus ne Shqiperi.

->

Kampionati shahut

Kampionati shahut

Po finalizohet kampionati shahut per vitin 2016 ne aktivitetin e shahut te organizuar nga Shoqata e bashkatedhetareve ruse. Mbeshtetur nga Ambasada e Federates Ruse ne Shqiperi ne bashkpunim me Federaten e Shahut Shqiptar per Evenimentin ” kupa e qytetit te Durresit “. Sot ne ambjentin e resortit Tropikal..

kampionati shahut 4 kampionati shahut 2kampionati shahut 3 kampionati shahut 4

 

Shahu, strategjia luftarake

Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaftë e sigurtë që erdhi nga lindja, dhe perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).

Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.

Fusha e kuadratëve (shahu) perfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës ose dualiteti jin-jang (femër-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorë, 64 duke qënë numëri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik. Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet perfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjëndjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një process të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjave trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: iI qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.

Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndëshme të njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.

Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi. Ajo është arsyeja pse është më e lehtë te mësosh logjikën dhe praktikën e lojës direkt në fushën e lojës sesa në një “libër manual strategjie”.

Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë tek universiteti Hambold, “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vet-kontrolli, kontrolli i mëndjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës. Nje lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe, në të njëjtën kohë, intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend ne këtë lloj dueli mendor që është loja e Shahut.

->