Category Archives: Evenimente
Mbrëmja letrare “Pushkini flet shqip”
Më 18 tetor në kuadër të fushatës “Takohemi për një Libër” Ambasada Ruse bashkë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë organizoi në Tiranë një mbrëmje letrare “Pushkini flet shqip”.
Ambasada falënderon të gjithë pjesëmarrësit që përgatitën një shfaqje të mrekullueshme dhe të gjithë mysafirët tanë që mbushën plot sallën e Teatrit Eksperimental.
Më poshtë ju ofrojmë disa foto nga ky aktivitet.
Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë
Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë
Vazhdojnë me sukses shkëmbime kulturore Rusi-Shqipëri. Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë. Lajmi i mirë është që më datë 8 gusht, në Konservatorin e Moskës “Pjotr Çajkovski” u mbajt një koncert shumë i veçantë – premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi. Eventi u organizua në kuadër të Festivalit të X-të Muzikor “Po i Mbledhim Miqtë” (4-29 gusht 2016), projekt ky që realizohet nga Konservatori “Çajkovski”.
Gjatë koncertit u interpretuan sonatat e Peçit për piano “The Drama of Birds”, “Chromsaspectre and Black Hole”, “Spectralia” dhe “Skënderbeu”, si dhe një sonatë për piano dhe violinë “Mouvements contraire”. Solistët: Natalia Dejeva, Mihail Dubov, Mihail Kovalev, Danil Sevostjanov (të gjithë – piano), dhe Stanislav Malishev (violinë).
Përgëzojmë Aleksandër Peçin dhe miqtë e tij në Rusi për këtë bashkëpunim të mrekullueshëm. Urojmë të vazhdojë edhe më tutje!
Mesha e Shenjtë në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës në Moskë
Më 11 shtator, në Katedralen Katolike “Ngjizja e Panjollë e Virgjëreshës së Shenjtë Mari”u zhvillua Mesha e Shenjtë në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës në Moskë .
Kampionati shahut
Kampionati shahut
Po finalizohet kampionati shahut per vitin 2016 ne aktivitetin e shahut te organizuar nga Shoqata e bashkatedhetareve ruse. Mbeshtetur nga Ambasada e Federates Ruse ne Shqiperi ne bashkpunim me Federaten e Shahut Shqiptar per Evenimentin ” kupa e qytetit te Durresit “. Sot ne ambjentin e resortit Tropikal..
Shahu, strategjia luftarake
Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaftë e sigurtë që erdhi nga lindja, dhe perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).
Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.
Fusha e kuadratëve (shahu) perfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës ose dualiteti jin-jang (femër-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorë, 64 duke qënë numëri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik. Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet perfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjëndjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një process të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjave trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: iI qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.
Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndëshme të njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.
Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi. Ajo është arsyeja pse është më e lehtë te mësosh logjikën dhe praktikën e lojës direkt në fushën e lojës sesa në një “libër manual strategjie”.
Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë tek universiteti Hambold, “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vet-kontrolli, kontrolli i mëndjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës. Nje lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe, në të njëjtën kohë, intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend ne këtë lloj dueli mendor që është loja e Shahut.