Kurse të Gjuhës Ruse

kurse të gjuhës ruse

Kurse të Gjuhës Ruse në Tiranë

Kurse të gjuhës ruse dhe kurse shahu në ambjentet e shoqatës së bashkëatdhetarëve ruse ORSA e themeluar 2007. 

kurse 2 kurse 3 kurse1 kurse4 kurse5 kurse6 kurse7 kurse9
Gjuha ruse ose rusishtja, (русский язык, shqiptimi ruskij jazëk) është gjuha më e përhapur gjeografikisht e Evroazise, dhe më e folura nga gjuhet sllave.Është gjuhë zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Flitet gjithashtu edhe në Ukrainë, Letoni, Estoni dhe në një pjesë të madhe të republikave ish-sovjetike.
11694936_1276231195739555_3879760931567287639_n

Gjuha ruse

Kurse të Gjuhës Ruse

Rusishtja bën pjesë në familjen e gjheve indo-evropiane, dhe është një nga tre gjuhet sllavo lindore, së bashku me bjellorusishten dhe gjuhen ukrainase.Dëshmitë e shkrimit të gjuhës ruse datojnë që nga shekulli i 10-të. Sot rusishtja përdoret gjerësisht edhe jashtë Rusise. Mbi një e katërta e literaturës shkencore botërore botohet në rusisht.

Rusishtja Standarte

Rusishtja standarte (ose moderne) u zhvillua nga dialekti i Moskës në shekullin e 18-të. Libri i parë i gramatikës ruse u publikua ne 1755 dhe fjalori i parë në 1783.Rusishtja standarte u përhap me ndihmën e letërsisë ruse dhe shkrimtarëve të njohur si Dostoevskij dhe Tolstoj të cilat intersuan publikun ndërkombëtar dhe popullin rus.Deri në shekullin e 20-të, gjuha standarte flitej vetëm nga aristokratët dhe klasa e lartë. Fshatarët që gjendeshin jashtë Moskës dhe Shën Pjetërburgut, qytetet e vetme të industrializuara në atë kohë, flisnin dialektet e tyre.Mbas arsimit të detyruar të shtetit të ri sovjetik, dialektet u larguan nga gjuha ruse. Sot, gjuha ruse standart flitet në të gjithë shtetin dhe përmban pak variante dialektale të cilat nuk përdoren as në gjuhën e folur.

Shpërndarja gjeografike

Gjuha ruse flitet nga 259.8 miljon njerëz: 137.5 në Rusi, 93.7 në republikat Baltike dhe vëndet CIS, 93.7, 12.9 në Evropën lindore dhe në Ballkan, 7.3 në Evropën Perëndimore, etj.

Kurse të Gjuhës Ruse realizohen nga Shoqata e Bashkeatdhetareve rus ne Shqiperi ne adresen e siperpermendur.

Kurse të Gjuhës Ruse

4 Responses to Kurse të Gjuhës Ruse

  1. Malvin Zaimi says:

    Shpreh mirenjohjen time per keto kurse ! Mesuam gjera te reja mbi gjuhen dhe kulturen ruse .спасибо большое. Это круто!

  2. Kujtim says:

    Duke qene nje dashes i kultures dhe gjuhes ruse vendosa te ndjek mesimet e gjuhes ruse ne kete qender dhe kam kuptuar qe kam bere gjene e duhur sepse eksperienca e fituar me ka bere te ndihem me i sigurt dhe me afer rusishtes.

  3. Joli Lamaj says:

    Mjedis pune serioz dhe miqesor. Mesimi zhvillohet paqesisht, me materiale te perditesuara me kulturen dhe gjuhen. Jam mirenjohese ekipit dhe e lumtur qe jam pjese.
    Pershendetje dhe falenderime.

  4. Eda says:

    Eshte nje vend ku kulturat tona takohen dhe kembehen miqesisht dhe kendshem. Mesojme gjuhen dhe njekohesisht kalojme bukur. Faleminderit per kete mundesi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *