Monthly Archives: October 2016
Leter Falenderimi
Leter falenderimi nga Ministri i Jashtem i Federates Ruse Z.Llovrov per bashkeatdhetaret qe votuan jashte vendit .
Mbrëmja letrare “Pushkini flet shqip”
Më 18 tetor në kuadër të fushatës “Takohemi për një Libër” Ambasada Ruse bashkë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë organizoi në Tiranë një mbrëmje letrare “Pushkini flet shqip”.
Ambasada falënderon të gjithë pjesëmarrësit që përgatitën një shfaqje të mrekullueshme dhe të gjithë mysafirët tanë që mbushën plot sallën e Teatrit Eksperimental.
Më poshtë ju ofrojmë disa foto nga ky aktivitet.
4-vjeçarja ruse i habit të gjithë, hyn në librin e Rekordeve Guinnes (Video)
Anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, gjuhë kineze dhe arabe… përveç gjuhës së saj amtare, rusishten.
Kjo është lista e gjuhëve të njohura nga 4-vjeçarja Bella Devyatkina nga qyteti i Moskës, e cila hyn automatikisht në librin e Rekordeve Guinnes.
Gjatë show-t të talenteve “Njerëz të jashtëzakonshëm” që transmetohet në “TV Rossija 1”, vogëlushja ka treguar se i kupton të shtata gjuhët dhe më pas ka luajtur e ka kërcyer në pritje të çmimit.Ajo i ka lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në studio dhe shikuesit nga ekrani me talentin e saj.
Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë
Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë
Vazhdojnë me sukses shkëmbime kulturore Rusi-Shqipëri. Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë. Lajmi i mirë është që më datë 8 gusht, në Konservatorin e Moskës “Pjotr Çajkovski” u mbajt një koncert shumë i veçantë – premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi. Eventi u organizua në kuadër të Festivalit të X-të Muzikor “Po i Mbledhim Miqtë” (4-29 gusht 2016), projekt ky që realizohet nga Konservatori “Çajkovski”.
Gjatë koncertit u interpretuan sonatat e Peçit për piano “The Drama of Birds”, “Chromsaspectre and Black Hole”, “Spectralia” dhe “Skënderbeu”, si dhe një sonatë për piano dhe violinë “Mouvements contraire”. Solistët: Natalia Dejeva, Mihail Dubov, Mihail Kovalev, Danil Sevostjanov (të gjithë – piano), dhe Stanislav Malishev (violinë).
Përgëzojmë Aleksandër Peçin dhe miqtë e tij në Rusi për këtë bashkëpunim të mrekullueshëm. Urojmë të vazhdojë edhe më tutje!
Mesha e Shenjtë në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës në Moskë
Më 11 shtator, në Katedralen Katolike “Ngjizja e Panjollë e Virgjëreshës së Shenjtë Mari”u zhvillua Mesha e Shenjtë në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës në Moskë .
Mars 2013
Nje kujtim i mrekullueshem mes bashkeatdhetareve te rusise nga e gjithe Bota te ftuar ne Moske dhe Kastrama per te kaluar nje 10 ditesh se bashku per tu njohur me afer me kulturen ,gjuhen russe dhe arritjet e ketij populli vital
Mbremja letrare “Pushkini flet shqip”
Të nderuar dashamirës të librit!
Ambasada e Rusisë bashkë me Ministria e Kulturës ka kënaqesinë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare “Pushkini flet shqip”, të martën, më 18 tetor, në orën 18:30 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Еjani dhe kënaquni me poezitë e zgjedhura të njërit nga poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenjë rusë Aleksandër Pushkin. Recitojnë: nxënesit e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe studentët e fakultetit të gjuhëve të huaja të UT-së.
Takimet e shahut
Takimet e shahut
Takimi i zhvilluar ne Durres ne ambientet e resortit Tropikal.
Takimi miqesor i zhvilluar ne Sarande dhe nje foto e ekipit te shahut te shoqats ORSA gjate kthimit
Pamje nga nje simultante e Ekipit te shahut
Pishat e buta te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX
Pishat e buta te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX
Pishat e buta nga anet tona te marra nga vet Tolstoi ne shekullin e XIX u rimbollen 1998 passi ne 1971 u thane dhe mungonin Ne Jasna Polana .Ne foto me Konsullin e asaj kohe ne Moske Z.Jorgo Bllaca, Sternipin e Tolstoit, Shkencetarin ,bashkatdhetarin tone ne Moske Lame Borshaj , i cili ishte inisiator i ketij dhurimi nga Axhensia Klsutravel.com per parkun e Mirenjohur te familjes se madhe te Tolstoit sot Muze , ne Jasnaja Polana